Kalo te përmbajtja

Si punojmë me arkiva të mëdha

Dixhitalizimi nuk është vetëm skanim. Vlera qëndron te struktura dhe te kontrolli: që dokumenti të gjendet brenda sekondash edhe pas vitesh, dhe që asnjë fletë të mos mbetet pas.

Fazat e punës

  1. 1

    Vlerësimi

    Shohim gjendjen e dokumenteve, formatet, volumin dhe hapësirën ku do punohet.

  2. 2

    Kampioni i provës

    Skanojmë një grup të vogël dhe ju e shihni rezultatin përpara se të nisë projekti: cilësinë, emërtimin dhe strukturën.

  3. 3

    Inventari

    Kutitë dhe dosjet regjistrohen para skanimit, që në fund të ketë me çfarë të krahasohet.

  4. 4

    Përgatitja

    Heqja e kapëseve, drejtimi i fletëve dhe riparimi i grisjeve të vogla.

  5. 5

    Skanimi

    Me skanera profesionalë me ushqyes automatik, me cilësimet e rëna dakord për rezolucionin dhe ngjyrën.

  6. 6

    Kontrolli i cilësisë

    Faqe për faqe: faqe bosh, të dyfishta, të shtrembra ose të errëta kthehen për riskanim.

  7. 7

    Emërtimi dhe struktura

    Sipas standardit që vendosim bashkë, jo sipas rendit si erdhën kutitë.

  8. 8

    OCR dhe kërkimi

    Dokumentet bëhen të kërkueshme me fjalë brenda tekstit.

  9. 9

    Dorëzimi

    Në disk, në server ose në cloud, bashkë me raportin përfundimtar dhe kthimin e dokumenteve fizike në rendin e tyre.

Kontrolli që bën ndryshimin

Pjesa që dallon një arkivë të përdorshme nga një grumbull PDF-sh është verifikimi. Krahasojmë numrin e faqeve të prodhuara me evidencën e dosjes, kapim dokumentet e dyfishuara dhe faqet bosh, dhe kontrollojmë që asnjë dosje të mos ketë mbetur pa u skanuar. Për këtë përdorim mjete tona të kontrollit, jo vetëm sy njeriu.

Siguria dhe konfidencialiteti

Për dosje personeli, dokumente ligjore ose çdo arkivë me të dhëna personale, puna mund të bëhet plotësisht brenda institucionit tuaj. Aksesi mbahet i kufizuar, dokumentet nuk dalin nga ambienti, dhe në fund dorëzohen bashkë me evidencën e plotë. Nënshkruajmë marrëveshje konfidencialiteti kur kërkohet.

Çfarë merrni në fund

Skedarë të emërtuar sipas një rregulli të vetëm, dosje të organizuara ashtu si i kërkoni dokumentet në punën e përditshme, PDF me tekst të kërkueshëm, dhe sipas nevojës një program të thjeshtë kërkimi ose etiketa me QR mbi kutitë fizike, që dokumenti në letër të gjendet po aq shpejt sa ai dixhital.

Nuk publikojmë emra klientësh dhe nuk tregojmë përmbajtje nga projektet e mëparshme. E njëjta rregull do të vlejë edhe për arkivën tuaj.

Pyetje të shpeshta

Sa kushton dixhitalizimi i një arkive?

Llogaritet me çmim për faqe dhe varet nga gjendja e dokumenteve, formati dhe niveli i përpunimit që kërkoni. Pas një vizite dhe një kampioni prove, ju japim ofertë të saktë.

Sa zgjat një projekt?

Varet nga volumi dhe nga numri i stacioneve që vendosim në punë. Pas kampionit të provës dimë ritmin real dhe ju japim grafik me faza.

A duhet t'i lëvizim dokumentet nga institucioni?

Jo domosdoshmërisht. Për arkiva me të dhëna personale ose konfidenciale, punojmë në ambientet tuaja me pajisjet tona.

Si siguroheni që nuk mbetet dokument pa skanuar?

Puna ndiqet kuti për kuti dhe dosje për dosje, me krahasim mes evidencës dhe skedarëve të prodhuar. Çdo mospërputhje kthehet për verifikim para se kutia të mbyllet.

Keni një arkivë për të dixhitalizuar?

Na thoni markën, modelin dhe çfarë ndodh. Ju themi menjëherë nëse e riparojmë dhe si vazhdojmë.

WhatsApp Telefono