Servis Xerox
Servis Xerox në Tiranë
Xerox është marka që shohim më shpesh në punishte. Punojmë me WorkCentre, VersaLink, AltaLink, Phaser dhe modelet e vjetra DocuCentre, nga printerat e vegjël te multifunksionalët e mëdhenj të zyrave.
Çfarë trajtojmë
- Kode gabimi në ekran dhe mesazhe servisi
- Bllokime letre që përsëriten te e njëjta njësi
- Njësi imazhi dhe fuser të konsumuar
- Printim me vija, njolla ose ngjyra të zhvendosura
- Tabaka automatike e skanimit që ngec ose tërheq shtrembër
- Konfigurim i skanimit në dosje dhe në email
- Printera të lidhur në rrjet që humbasin lidhjen
Pse Xerox-i ka kode për gjithçka
Këto pajisje raportojnë shumë më hollësisht se markat e tjera. Një kod i vetëm tregon saktësisht cila njësi po ankohet, dhe kjo e shkurton shumë punën — po ta dish ç'do të thotë. Për këtë kemi botuar në faqe shpjegimin e dhjetëra kodeve Xerox në shqip.
Mos e rivendosni kodin pa e kuptuar
Shumë kode fshihen duke e fikur e ndezur pajisjen, por shkaku mbetet aty dhe kthehet. Nëse i njëjti kod del përsëri brenda pak ditësh, diçka po konsumohet dhe duhet parë përpara se të dëmtohet më tej.
Multifunksionalët e zyrave
Për pajisjet e mëdha dalim ne në vend, sepse zhvendosja e tyre është vetë një rrezik. Shumicën e punëve i kryejmë aty, pa e hequr pajisjen nga zyra.
Kërkoni ofertë për servis xerox në tiranë
Na tregoni markën, modelin dhe çfarë ndodh. Ju themi menjëherë nëse e riparojmë, sa kushton dhe sa zgjat.
- Përgjigje brenda orarit të punës
- Pa detyrim pas ofertës
- Shërbim në vend për zyra brenda Tiranës
Pyetje të shpeshta
Printeri Xerox më shfaq një kod. Ku e gjej se çfarë do të thotë?
Shkruajeni kodin te faqja jonë e kodeve të gabimit dhe shihni shpjegimin në shqip, bashkë me atë që mund të provoni vetë. Nëse nuk e gjeni, na shkruani kodin në WhatsApp.
A gjenden pjesë për Xerox në Shqipëri?
Për modelet e përhapura po, dhe për të tjerat i porositim. Ju themi që në fillim sa kohë duhet dhe sa kushton.
A punoni me pajisje me qira ose me kontratë nga një furnitor tjetër?
Po, por kontrolloni fillimisht nëse kontrata juaj e mbulon servisin. Nuk duam t'ju bëjmë të paguani dy herë.
Na tregoni çfarë ka pajisja
Na thoni markën, modelin dhe çfarë ndodh. Ju themi menjëherë nëse e riparojmë dhe si vazhdojmë.