Jashtë Tiranës
Servis printerash në gjithë Shqipërinë
Baza jonë është në Tiranë, por puna na nxjerr kudo. Ose dalim ne te ju, ose na e dërgoni pajisjen me transport. Në të dyja rastet, ju e dini koston dhe nëse ia vlen, para se të lëvizë qoftë njeri qoftë pajisje.
Dy mënyra, sipas pajisjes
Një fotokopje zyre nuk lëviz dot nga vendi. Një printer shtëpie nuk e justifikon një udhëtim. Prandaj zgjedhim sipas rastit, jo sipas rregullit.
Vijmë te ju
Për zyra, dyqane dhe institucione me fotokopje ose me disa printera, dalim në vend kudo në Shqipëri. Kostoja e udhëtimit bihet dakord para se të nisemi — e dini para, jo pas.
Përshtatet për
- Fotokopje dhe multifunksionalë të mëdhenj
- Zyra me disa pajisje njëherësh
- Instalime dhe konfigurime rrjeti
- Kontrata mirëmbajtjeje
Na e dërgoni pajisjen
Për printera të vegjël dhe të mesëm, na e dërgoni me agjenci transporti ose me postë. E shikojmë, ju themi çfarë ka dhe sa kushton, dhe ndërhyjmë vetëm pasi ju e konfirmoni.
Përshtatet për
- Printera shtëpie dhe zyre të vegjël
- Printera termikë dhe etiketash
- Koka printimi dhe pjesë të veçanta
- Laptopë
Si funksionon
E njëjta rregull si në Tiranë: asgjë nuk nis pa e ditur ju sa kushton.
Nis me një mesazh- 1
Na shkruani çfarë ndodh
Marka, modeli dhe problemi. Një foto e ekranit me gabimin na kursen shumë kohë.
- 2
Ju themi nëse ia vlen
Para se të lëvizë njeri a pajisje, ju themi hapur nëse riparimi ka kuptim apo është hedhje parash.
- 3
Biem dakord për koston
Çmimi i punës dhe, nëse dalim në vend, edhe i udhëtimit. Pa shtesa në fund.
- 4
Dalim ose e merrni rrugën
Ose nisemi ne drejt jush, ose na e dërgoni pajisjen — cilado që ju del më lirë.
- 5
Riparim dhe test
Pajisja provohet në punë reale para se t'ju kthehet ose para se të largohemi.
Ku kemi dalë
Nuk kemi pikë fizike jashtë Tiranës. Këto janë qytete ku kemi punuar ose ku dalim rregullisht kur puna e kërkon. Nëse qyteti juaj nuk është në listë, pyesni njësoj.
Jeni jashtë Tiranës? Na shkruani
Shkruani qytetin, markën, modelin dhe çfarë ndodh. Ju themi menjëherë nëse dalim ne, nëse ia vlen ta dërgoni, apo nëse problemi zgjidhet nga telefoni.
- Kostoja e udhëtimit thuhet para nisjes
- Ju themi hapur kur nuk ia vlen
- Pa detyrim pas ofertës
Pyetje të shpeshta
A dilni jashtë Tiranës?
Po. Dalim kudo në Shqipëri kur puna e justifikon udhëtimin — zakonisht për fotokopje, pajisje të mëdha ose zyra me disa printera njëherësh. Kostoja e udhëtimit bihet dakord para se të nisemi.
Sa kushton udhëtimi?
Varet nga distanca dhe nga sa pajisje shikohen në atë dalje. Ju japim shifrën para se të lëvizim, jo pasi të kemi mbërritur.
Si ta dërgoj printerin nga një qytet tjetër?
Me çdo agjenci transporti ose me postë. Na shkruani më parë në WhatsApp që t'ju themi nëse ia vlen ta dërgoni fare, dhe si ta paketoni që të mos dëmtohet rrugës.
A ia vlen ta dërgoj një printer të lirë?
Shpesh jo, dhe jua themi hapur. Nëse transporti plus riparimi i afrohen çmimit të një printeri të ri, ju e dini para se të shpenzoni.
Sa kohë zgjat kur e dërgoj me postë?
Varet nga problemi dhe nga pjesët. Pasi e shohim, ju japim afat konkret dhe nuk nisim punë pa konfirmimin tuaj.
Ku ndodhet baza juaj?
Pika jonë është te Rruga 5 Maji, Zogu i Zi, Tiranë 1001. Aty vjen kush është në Tiranë; për pjesën tjetër të vendit punojmë me daljet dhe me transportin.
Ku jeni ju, atje vijmë
Na thoni markën, modelin dhe çfarë ndodh. Ju themi menjëherë nëse e riparojmë dhe si vazhdojmë.