Printeri del offline
Ndiqini hapat me radhë. Pas çdo hapi provoni të printoni një faqe prove. Në shumicën e rasteve problemi zgjidhet te hapi 2, 4 ose 6.
- 1
Kontrolloni pajisjen, jo kompjuterin
- Printeri duhet të jetë ndezur dhe pa gabim në ekran ose dritë të kuqe.
- Nëse është me kabllo USB, provojeni në një portë tjetër, direkt në kompjuter, jo në hub.
- Nëse është në rrjet, printoni nga paneli i printerit raportin e konfigurimit dhe shikoni nëse ka adresë IP. Nëse adresa fillon me 169.254, printeri nuk e mori adresën nga routeri.
- 2
Hiqni gjendjen "Use Printer Offline"
- Windows 11: Settings → Bluetooth & devices → Printers & scanners → zgjidhni printerin → Open print queue.
- Windows 10: Settings → Devices → Printers & scanners → printeri → Open queue.
- Te dritarja e radhës: menyja Printer → hiqni shenjën te "Use Printer Offline" dhe te "Pause Printing".
- Po aty: Printer → Set As Default Printer, dhe çaktivizoni "Let Windows manage my default printer" te Printers & scanners.
- 3
Fshini punët e ngecura në radhë
- Provoni fillimisht: te radha e printimit → Printer → Cancel All Documents.
- Nëse punët nuk fshihen, ato kanë mbetur në dosjen e spooler-it dhe duhen fshirë me dorë me komandat e hapit tjetër.
- 4
Rinisni Print Spooler dhe pastroni dosjen
- Hapni Command Prompt si Administrator (Start → shkruani cmd → Run as administrator) dhe jepni këto komanda një nga një:
net stop spooler del /Q /F /S "%systemroot%\System32\spool\PRINTERS\*.*" net start spooler - 5
Kur spooler-i ndalon vetë vazhdimisht
- Hapni services.msc → Print Spooler → Properties → Startup type: Automatic.
- Te skeda Recovery vendosni "Restart the Service" për të tria dështimet.
- Nëse spooler-i vdes sapo hapni radhën, shkaku është zakonisht një driver i prishur: vazhdoni me hapin e heqjes së driverit.
- 6
Rregulloni portën e printerit në rrjet
- Control Panel → Devices and Printers → klik i djathtë mbi printerin → Printer properties → skeda Ports.
- Nëse porta është e tipit WSD, kjo është shkaku më i shpeshtë i "offline": krijoni portë të re Standard TCP/IP me adresën IP të printerit.
- Te Configure Port, hiqni shenjën te "SNMP Status Enabled". Shumë printera HP, Canon dhe Xerox dalin offline pikërisht nga ky cilësim.
- Që IP-ja të mos ndryshojë më, vendosini printerit adresë fikse nga paneli i tij, ose rezervim IP në router.
- 7
Hiqni driverin e vjetër dhe instalojeni nga e para
- Settings → Printers & scanners → printeri → Remove device.
- Pastaj hapni Print Server Properties → skeda Drivers → zgjidhni driverin → Remove → Remove driver and driver package.
- Rinisni kompjuterin dhe instaloni driverin zyrtar nga faqja e prodhuesit, jo atë që zgjedh vetë Windows.
- 8
Kontrolloni rrjetin dhe sigurinë
- Kompjuteri dhe printeri duhet të jenë në të njëjtin rrjet. Kujdes me routerat që kanë WiFi 2.4 GHz dhe 5 GHz të ndarë, ose "AP isolation" të ndezur.
- Rrjeti në Windows duhet të jetë Private, jo Public.
- Provoni përkohësisht të ndaloni antivirusin ose firewall-in për të parë nëse printeri kthehet online.
Nëse pas të gjithë hapave printeri mbetet offline, problemi është te vetë pajisja, te pllaka e rrjetit ose te rrjeti juaj. Na shkruani modelin dhe çfarë provuat, dhe vazhdojmë ne.
Pyetje të shpeshta
Pse printeri del offline pa asnjë arsye?
Më shpesh sepse adresa IP e printerit ndryshon nga routeri, ose sepse porta WSD e humbet lidhjen. Zgjidhja e përhershme është adresë fikse dhe portë Standard TCP/IP.
Punët e printimit nuk fshihen nga radha. Çfarë bëj?
Ndalohet shërbimi Print Spooler, fshihet përmbajtja e dosjes spool\PRINTERS dhe shërbimi rinis. Komandat janë te hapi 4.
A humbas ndonjë gjë nëse fshij driverin?
Jo. Fshihet vetëm driveri në kompjuter, dhe printeri instalohet sërish. Cilësimet e printerit në pajisje nuk preken.
Nuk u zgjidh? Na shkruani
Na thoni markën, modelin dhe çfarë ndodh. Ju themi menjëherë nëse e riparojmë dhe si vazhdojmë.