Rregulli i thjeshtë
Nëse riparimi kalon gjysmën e çmimit të një printeri të ri të ngjashëm, zakonisht nuk ia vlen. Nëse është nën një të tretën, pothuajse gjithmonë ia vlen, sidomos te modelet e zyrës që janë ndërtuar për volum.
Pjesët që e ndryshojnë llogarinë
Te printerat laser, fuseri dhe njësia e imazhit janë pjesët e shtrenjta. Te printerat me bojë, koka e printimit shpesh kushton sa gjysma e printerit. Ndërsa rrotullat, sensorët, jastëkët e bojës dhe ingranazhet janë riparime të lira që ia vlejnë gjithmonë.
Mos harroni koston e bojës
Një printer i ri i lirë mund t'ju kushtojë shumë më shumë në vit se ai që keni. Përdorni llogaritësin tonë: fusni faqet që printoni dhe çmimin e tonerit, dhe shihni koston reale për faqe.
Kur printeri nuk ia vlen më
Kur pjesët nuk gjenden, kur modeli ka defekte të njëjta që përsëriten, ose kur kostoja e bojës për faqe është disa herë më e lartë se e alternativave. Në këtë rast ju themi hapur që nuk ia vlen.