Kalo te përmbajtja

Si të zgjidhni printer për zyrë

Printeri i duhur për zyrën nuk është ai me çmimin më të ulët, por ai që ju kushton më pak në tre vjet dhe nuk ju ndalon punën.

Përditësuar: 2026-09-23

Nisni nga volumi, jo nga çmimi

Llogaritni sa faqe printoni në muaj. Një printer i vogël shtëpiak i ngarkuar me 2 000 faqe në muaj prishet brenda pak muajsh. Zgjidhni model me volum të rekomanduar të paktën dy herë më të madh se ai që printoni.

Laser apo me bojë

Për tekst dhe volum, laseri është më i lirë dhe më i shpejtë. Për ngjyra dhe volum të ulët, printerat me tanke boje kanë kosto shumë të ulët për faqe, por kërkojnë përdorim të rregullt që të mos thahen grykat.

Kostoja për faqe

Kërkoni gjithmonë sa faqe nxjerr toneri dhe sa kushton ai. Ndarja e këtyre dy numrave ju jep të vërtetën. Te llogaritësi ynë e bëni këtë për dy modele njëherësh.

Rrjeti dhe skanimi

Për zyrë me disa kompjutera, printeri duhet të ketë rrjet, jo vetëm USB. Nëse skanoni shumë, kërkoni ADF dhe skanim direkt në email ose në dosje.

Pjesët dhe servisi

Zgjidhni marka për të cilat pjesët gjenden në treg. Një model i mirë pa pjesë këmbimi është investim i keq.

Pyetje të shpeshta

Cili model rekomandoni?

Varet nga volumi dhe nga buxheti. Na thoni sa faqe printoni në muaj dhe ju japim dy-tri opsione me koston për faqe.

Na tregoni çfarë ka pajisja

Na thoni markën, modelin dhe çfarë ndodh. Ju themi menjëherë nëse e riparojmë dhe si vazhdojmë.

WhatsApp Telefono